27-07-2024

Prizren: Detaje rreth plagosjes me armë në Nashec, kush janë të përfshirët në rast

Një incident me armë zjarri ndodhi në mbrëmje në fshatin Nashec të Prizrenit, ku mbeti i plagosur një person 37 vjecar, ndërsa i dyshuari u arratis, raportin Gazeta e Prizrenit.

Sot, me 17.05.2024 rreth orës 19:45, stacioni policor Prizren ka pranuar informatë se në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren rreth orës 18:20 është sjellë një person i plagosur me armë zjarri.

“Policia menjëherë ka shkuar në Spital dhe sipas informatave te para viktima është J.A. viti i lindjes 1987, nga fshati Korishë e Prizrenit. Ndërsa i dyshuari i cili është larguar nga vendi i ngjarjes është po ashtu nga fshati Korishë dhe bëhet fjalë për personin B.U.”, njoftoi zyrtari rajonal për media pranë Policisë, Vesel Gashi për portalin “Gazeta e Prizrenit”.

Burime e portalit bëjnë të ditur se i dyshuari është Besnik Ukaj. Sipas informacioneve ekziston dyshimi se ai ka gjuajtur nga automjeti duke lëvizur në automjetin e viktimës.

Viktima është plagosur në këmbën e djathtë dhe sipas mjekëve nga emergjenca e spitalit rajonal në Prizren është jashtë rrezikut për jetë.

Njësitet policore janë në kërkim të të dyshuarit. Lidhur me rastin është njoftua Prokurori i shtetit dhe sektori i hetimeve rajonale në Prizren./ Gazeta e Prizrenit

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.