27-04-2024

Detaje të reja nga aksidenti në minierën e Artanës: Dy të vdekurit janë 50 dhe 52 vjeç

Dy punonjësit e minierës së Artanës, që dyshohet se kanë vdekur nga shembja e dheut në këtë minierë, ishin në galerinë kryesore kur ajo u shemb

Nënkryetari i komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri ka njoftuar se njëri nga viktima është 50 vjeç e tjetri 52.

“Jany dy mintatorë që kanë ndërruar jetë. Njëri 50 dhe tjetri 52-vjecar. Ata në momentin e shembjes kanë qenë në galerinë kryesore. Ka pasur minatore edhe në punishte tjera, por ata nuk kanë pësuar nga shembja”, ka deklaruar nënkryetari i Novobërdës, Bajrush Ymeri.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes Artana, Hysen Vrajolli, ka thënë se kanë vdekur dy persona, njëri inxhinier e tjetri xehetar.

Ata akoma nuk janë nxjerrë nga vendi, ku po dyshohet se kanë humbur jetën. /gazetametro.net

Asnjë koment

Comments are closed.