Detaje të reja për vdekjen e punëtorit të “Eko Regjionit”, në Malishevë, ishte veteran i UÇK-së
Ish-veterani i UÇK-së, nga Banja e Malishevës, Jahir Begaj ka ndërruar jetë një ditë më parë në vendin e tij të punës në zyrat e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Eko Regjioni”, njësia në Malishevë.
Burime të IndeksOnline, bëjnë me dije se ai dyshohet të ketë vdekur nga një sulm në zemër.
Për vdekjen e tij ka reaguar edhe kryetari i veteranëve në Malishevë, Metush Kryeziu.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në fshatin e tij të lindjes në Banjë të Malishevës.