19-04-2024

Detaje tronditëse, mësohet se si u dhunua dhe drogua e reja në Prishtinë nga 5 persona për 6 ditë rresht

Para disa ditësh Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytetit, shkruan Gazeta Express.

Një grua e kishte njoftuar policinë se për gjashtë ditë radhazi është dhunuar dhe është droguar nga pesë persona. Nga policia dhe prokuroria thanë se përgjatë kësaj kohe nuk janë të gatshëm që të japin më shumë detaje shtesë lidhur me rastin pasi që sipas tyre ky rast është i ndjeshëm.

Por, Gazeta Sinjali ka mësuar se si ka ndodhur  kjo ngjarje e trishtë nga 30 prilli deri më 5 maj. Burimet e kësaj gazete brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë me dije se i dyshuari kryesor me inicialet A.K. (emër i njohur për redaksinë) më 30 prill e kishte telefonuar viktimën duke i thënë që të dalin së bashku dhe ta presin të dashurin e saj, i cili e kishte denoncuar në polici të dyshuarin për një rast të kanosjes.

Pasi viktima është takuar me të dyshuarin A.K. afër një lokali (emër i njohur për redaksinë) në Prishtinë, i njëjti e kishte marrë viktimën, pa dëshirën e saj, në veturën e tipit BMË, dhe bashkë me dy të dyshuarit e tjerë. B.M. dhe G.B. e kanë dërguar në vendin e quajtur “Sharbanët”, afër shkollës “Asim Vokshi”.

Viktima pasi u dërgua në Vranjevc dhe u mbajt aty për gjashtë ditë me radhë, u përballë edhe me kanosjet e të dyshuarit kryesor A.K., i cili nën kërcënimin e armës i kishte thënë se di t’i bënte keq familjes së saj.

Ngjarja e tmerrshme për këtë femër nuk mbaroi me kaq. Ajo dyshohet se u dhunua nga këta tre të dyshuar, të identifikuar dhe 2 të tjerë nga 30 prilli deri më 5 maj.

E frikësuar, e kërcënuar dhe në vazhdimësi e dhunuar, ajo u detyrua nga 5 të dyshuarit të konsumonte edhe substance narkotike të llojit kokainë.

Kjo ndodhi e trishtë për viktimën zgjati 6 ditë, e fati i saj nuk dihej gjatë asaj periudhe, derisa ajo po përjetonte tmerrin

Sipas të njëjtave burime, i dyshuari kryesor A.K., ende nuk është kapur, ndërsa ndaj të prangosurit të vetëm për këtë rast B.M., është kërkuar masa e paraburgimit.

A.K., si i dyshuari kryesor i këtij rasti, dyshohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Asnjë koment

Comments are closed.