23-11-2024

Dhjetë vende fatsjellëse në mbarë botën

Hedhja e një monedhe në shatërvanin Trevi është një domosdoshmëri në Qytetin e Përjetshëm të Romës. Hagia Sophia në Stamboll dhe Taj Mahal në Indi gëzojnë, po ashtu, famë si vende të mira. Po rendisim më poshtë 10 vende apo monumente shumë të njohura, në mbarë botën, që konsiderohen fatsjellëse.

Shatërvani Trevi në Romë

Është vendi më i famshëm në botë. Për të pasur fat, duhet të ndiqni disa rregulla shumë të sakta në shatërvanin e Trevit. Ktheni shpinën nga shatërvani, mbyllni sytë dhe hidhni një monedhë me dorën e djathtë, por nga ana e majtë.

Emblema e kryeqytetit turk, është ndër vendet më të njohura në botë që sjell fat të mirë. Sipas traditës, nëse vendosni dhe rrotulloni gishitn e madh në drejtim të kundërt të akrepave të orës, në kolonën e ashtuquajtur “Kolona e shërimit”, atëherë do t’ju ploteësohet një dëshirë ose do të shëroheni nga sëmundjet.

Demi i Wall Street në Nju-Jork

Për ata që kërkojnë fat në biznes, apo duan të jenë të suksesshëm e të jetojnë një “ëndërr të vërtetë amerikane”, demi gjigant që dominon Wall Street është totemi më supersticioz nga të gjithë. Gjesti që duhet të bëni është të fërkoni testikujt e tij.

Meridiani zero në Greenwich

Vizita në observatorin më të famshëm astronomik në botë, Observatori Mbretëror i Greenwich, është një mundësi e shkëlqyer për të pritur Vitin e Ri. Tradita thotë se meridiani i ndihmon njerëzit të fillojnë nga e para dhe të realizojnë dëshirat e tyre. Për të realizuar “magjinë”, duhet të qëndroni në meridian në mënyrë që njëra këmbë të jetë në hemisferën lindore dhe tjetra në hemisferën perëndimore.

Statuja e Shën Gjonit në Pragë

Në Pragë ndodhet Ura e famshme e Karlit e cila lidh Qytetin e Vjetër (Staré Město) me Qytetin e Vogël (Malà Strana), ku ndodhen statuja të shumta. E para që u instalua ishte ajo e San Giovanni Nepomuceno. Legjenda thotë se Shën Gjoni u vra sepse ai nuk donte të zbulonte sekretin e rrëfimit të Mbretëreshës për Mbretin Wenceslas. Trupi i tij u hodh në Vltava nga kjo urë, ndaj prekja e bazës së saj sjell fat.

Një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, një nga 7 mrekullitë e botës moderne, fama e Taj Mahal në Agra, nuk njeh kufij. Ndërtuar në vitin 1632 nga perandori Mughal Shah Jahan në kujtim të gruas së tij të dashur Mumtaz Mah. I ashtuquajtur edhe “Tempulli i dashurisë”, Taj Mahali është një ndalesë e paharrueshme për të dashuruarit, që ripërtërijnë premtimet e tyre të dashurisë aty, me bindjen se do të zgjasë përgjithmonë.

Në Itali ka shumë vende e monumente që konsiderohen fatsjellëse. Në Veronën e historisë romantike të Romeos dhe Zhulietës, shtëpia e bukuroshes Montecchi është destinacioni i një pelegrinazhi të pafund. Në kopsht gjendet një statujë e Zhulietës dhe prekja e gjoksit të saj sjell fat në dashuri.

Demi në Galerinë në Milano

Në Galleria Vittorio Emanuele II në Milano ekziston një nga simbolet më të famshme të fatit. Mozaiku i vendosur pikërisht nën kupolën qendrore, paraqet figurën e një demi. Për të pasur fat duhet të prekni testikujt e tij me këmbën tuaj të djathtë dhe të bëni të paktën tri rrotullime.

Kalorësi i bukur i Ravenës

Statuja që portretizon kalorësin Guidarello Guidarelli, daton në shekullin e 16-të dhe ruhet në galerinë e artit të Ravenës. Janë me miliona femra që kanë puthur buzët e tij prej mermeri, të cilat thuhet se forcojnë marrëdhëniet e dashurisë.

Shatërvani Porcellino në Firence

Quhet Shatërvani Porcellino, por në realitet është një derr, një kopje bronzi e shekullit të 17-të e një statuje helenistike që u dhurua nga Papa Piu IV për Cosimo de’Medici. Origjinali ndodhet sot në Uffizi, ndërsa statuja është e ekspozuar pranë Loggia del Mercato Nuovo. Prej shekujsh në Firence ekziston zakoni i përkëdheljes së fytyrës së kafshës për të siguruar fat dhe mbarësi. Por veprimi plotësohet më tej nëse i vendosni një monedhë në gojë.

Asnjë koment

Comments are closed.