Dhunë në basketbollin shqiptar, lojtari i Tiranës sulmon gjyqtarin
Derbi i sotëm në Superligën e basketbollit në Shqipëri ndërmjet Teutës dhe Tiranës nuk ka shkuar pa incidente.
Në ndeshjen e zhvilluar në Durrës basketbollisti i Tiranës, Bruno Daliu ka sulmuar fizikisht gjyqtarin, Jurgen Muho, transmeton Koha.net.
Këtë takim e fitoi Teuta me rezultat 96-86.
Më poshtë mund të shikoni momentin kur Daliu sulmoi gjyqtarin Muho, i cili më pas u largua nga parketi.