Dhunimi i 11-vjeçares, sot mblidhet Grupi i Përgjigjes Emergjente
Këtë e ka bërë të ditur deputetja e Vetëvendosjes Tinka Kurti, përmes një postimi në Facebook.
Sipas saj, nuk ka gjë më të rëndësishme se siguria e vajzave, duke shtuar se mllefin duhet kthyer në drejtësi.
“Nesër në mëngjes mblidhet Grupi i Përgjigjes Emergjente për rastin e rëndë të dhunimit. Gjithçka duhet të jetë me urgjencë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme për institucionet dhe shoqërinë tonë se siguria e vajzave. Mllefin duhet ta kthejmë në drejtësi. Asnjë vajzë më. Asnjë. Bash asnjë”, ka shkruar Kurti në facebook. /KK