19-04-2024

Të ‘thyer’ shpirtnisht, protestë ndaj dhunimit të 11-vjeçares

Figura të shumta nga jeta publike dhe jo vetëm janë duke marrë pjesë në këtë protestë të organizuar.

Në fotot e bëra nga IndeksOnline vërehen fytyra të dëshpruara të nënave me fëmijët e tyre të cilat bashkëndjejnë me rastin në fjalë.

Edhe për nesër është paralajmëruar një protestë për të kundërshtuar dhunën ndaj femrave, e cila është organizuar nga shoqëria civile.

Dhunimi i 11-vjeçares nga pesë persona që dje u raportua ngjalli reagime te shumta. Për këtë rast tashmë janë arrestuar 4 persona, ndërsa Policia e Kosovës ka deklaruar se personi i 5-të është identifikuar por ende nuk është arrestuar. /IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.