25-11-2024

Dhunohet një e mitur në Rahovec

Një e mitur ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga një burrë, në një shtëpi të pabanuar në Rahovec.

Rasti ka ndodhur më 19 nëntor, ndërkaq policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar.

“Viktima e mitur femër  kosovar e raporton se i dyshuari mashkull  kosovar  me datën 19.11.2020 në një shtëpi të pa banuar e kishte dhunuar. Njësitë policore e kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin”, njofton policia.

Viktima është intervistuar në prezencën e mbrojtësit dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale.

Ndërkaq i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Në lidhje me rastin në prezencën e mbrojtësit dhe punëtorit të qendrës për punë sociale është intervistuar, gjithashtu është intervistuar edhe i dyshuari. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, njofton policia./GazetaExpress

Asnjë koment

Comments are closed.