04-05-2024

“Diçka e çmendur” – Messi komenton paraqitjen e Mbappes në finalen e Kupës së Botës

Kampioni i Botës, Lionel Messi, ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij te Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, për paraqitjen në finalen e Kupës së Botës në Katar, ku ylli francez kishte shënuar het-trik, në atë që 35-vjeçari e quajti një garë me rrahje të shpeshtuara të zemrës.

Argjentina e Messit mundi Francën e Mbappes me penallti, pasi ky i fundit shënoi një het-trik në një nga paraqitjet e shkëlqyera dhe më të mira në histori të finaleve të Kupës së Botës. Dhe tre muaj pas kësaj ndeshje, Messi i ka dhënë mbështetje shokut të tij të skuadrës në PSG për paraqitjen në një skenë të madhe, siç ishte ajo e finales së Botërorit.

“Por ai tashmë e ka fituar gjithashtu, ai e di se çfarë do të thotë të jesh kampion bote. Por ishte një finale e bukur për botën e futbollit. Dhe tani është mirë të luajmë për të njëjtin ekip dhe shpresojmë se mund të bëjmë gjëra të mëdha në Paris”, shtoi ai.

Messi World Cup

Messi fitoi Kupën e tij të parë botërore dhe u shpall lojtari i turneut për një seri paraqitjesh të shkëlqyera në Katar, dhe tani dy sulmuesit e PSG-së kanë medaljet e fituesit të Kupës së Botës. Të dy, si Messi ashtu edhe Mbappe tani do ta kenë barrën kryesore të skuadrës, me Neymar që ka humbur sezonin për shkak të lëndimit, dhe do të përballen me Bayern Munichun në një ndeshje për kualifikim tutje apo eliminim nga Liga e Kampionëve.

Messi Mbappe Neymar

Të dy priten të jenë startues në ndeshjen e kthimit të mërkurën ndaj skuadrës gjermane, ku kampionët francez duhet ta kthejnë ndeshjen në favor të tyre, pasi rezultati nga ndeshja e parë është në të mirë të Bayernit, 1:0. /Nacionale

Asnjë koment

Comments are closed.