19-05-2024

“Diçka po zihet”, Limaj shihet në terren me zyrtarët e PDK-së! ( foto )

Zërat se Fatmir Limaj, kryetar i Nisma-s Sociale Demokrate është afruar me Partinë Demokratike të Kosovës e dëshmojnë fotografitë e fundit të bëra në rrethinën e Kaçanikut.

Indeksonline ka siguruar disa pamje të një ndeje që Limaj i kaloi me zyrtarët e PDK-së në njërën prej vilave të Lybetenit.

Mësohet se Limaj me vete kishte zyrtarët e partisë së tij, ish-ministrin, Endrit Shala, kryetarin e Nisma-s për Kaçanik, Agim Çakën, Çerkin Dukollin, Mevludin Krasniqi si dhe Bekim Koxhën.

Ndërsa nga PDK-ja ishin kryesuesi i Kuvendit Komunal të kësaj komune, Kemajl Murseli, asamblisti, Kadri Krivanjeva si dhe disa biznesmen që financojnë këtë parti.

Kujtojmë se afrimin e PDK-së me Nisma-n janë duke e përkrahur edhe disa figura me ndikim. Ishte Sami Lushtaku i cili kishte deklaruar se Limaj “i duhet PDK-së”.

Ndërsa, zyrtari tjetër i këtij subjketi, Bujar Cakolli përmes një shkrimi ka folur “rreth rikthimit te Fatmir Limajt ne PDK”.

“Kohëve të fundit ka një debat në PDK rreth rikthimit te mundshëm të Fatmir Limajt ne PDK. Sikurse për çdo çështje tjetër, edhe për këtë temë ka mendime PRO dhe KUNDËR. Në kohën kur elementi UÇK ka filluar të zbehet mrena PDK-se (arsyeja pse edhe unë jam në PDK), rikthimi i Fatmir Limajt padyshim që do të ndikonte pozitivisht në fuqizimin e PDK-së.

Megjithë gabimin e Limajt kur e ka lëshuar PDK, mendoj se ardhja e tij (pa prejudikuar pozicionin e tij mrena partise), do të ndikonte ne zgjimin e shtresës ma vitale të PDK, e cila për momentin është e fjetur. Ata që i frikësohen rikthimit të Fatmirit në PDK, qëllim parësor kane ruajtjen e pozitave dhe pushtetit mrena partise, e jo fuqizimin e dhe rikthimin e PDK, si parti e parë në vend. Edhe krejt në fund, Fatmiri me shokë, PDK minimumi do ti sillte 20 000 vota, çka dyshoj se krejt përforcimet edhe aderimet e kohëve të fundit në PDK mund ti sjellin as 1/4 e tyre”, ka shkruar ai. /Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.