21-11-2024

Digjen disa shtëpi në fshatra të Suharekës

Disa shtëpi janë djegur, sot në fshatrat Mushtisht, Sallagrazhdë, Gjinoc, e në shumë pjesë tjera të komunës së Suharekës, raporton Gazeta e Prizrenit.

Këtë e ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, përmes një postimi në “facebook”.

Lexo edhe:

Video: Zjarr i madh në Lugishtë të Hasit

Sipas tij, era e fortë që ka përfshirë këtë pjesë ka shkaktuar përplasje të telave të rrymës dhe si rezultat i kësaj situate janë djegur disa shtëpi.

Postimi i Muharremajt:

Situata ende vazhdon të mbetet kritike nga zjarret.
Edhe pse sot në mesditë nuk kemi pasur raste të zjarreve, era e fortë ka shkaktuar përplasje të telave të rrymës dhe si rezultat i kësaj situate janë djegur disa shtëpi, si në Mushtisht Sallagrazhdë, Gjinoc, e në shumë pjesë tjera.
Të gjitha ekipet janë në teren me të gjitha kapacitet vepruese.
Duhet të jemi në mobilizim e sipër, ngase temperatura e lartë po shkakton zjarre në disa dimenzione, mirëpo unë shpresoj dhe besoj që edhe në fshatra po mobilizoheni në grupe vullnetare që të mbetemi vigjilent përballë kësaj situate.

Asnjë koment

Comments are closed.