25-04-2024

Video: Zjarr i madh në Lugishtë të Hasit

Banorët e fshatit Lugishtë kanë njoftuar për përhapen e një zjarri në malet afër shtëpive të fshatit, raporton Gazeta e Prizrenit.

Situatën e ka vështirësuar era që po fryen në malet e Pashtrikut.

Referuar njoftimit flakët janë përhapur në vendin e quajtur “Lugu i Gjinit” në drejtim të Krekëzës dhe Shilurit. Sipas tyre ky vend është i papërshtatshëm për intervenim, ndërsa mund të rrezikohen shtëpitë e familjeve Gegollaj e Lagjja “Muçaj” në Bogëz. /GazetaePrizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.