06-05-2025

Digjet një kamion në Duhël të Suharekës, bllokohet qarkullimi

Një kamion që bartë zhavorr është përfshirë nga zjarri.

Incidenti ka ndodhur pasditen e sotme, në Duhël të Suharekës, raporton IndeksOnline.

Në pamjet e siguruara shihet që flaka sa shkon e zgjerohet me përmasë, teksa nga distancat dëgjohen zjarrfikësit që nxitojnë për në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti, ndërkaq qarkullimi në atë segment rrugor është ndërprerë përkohësisht.

Më poshtë pamje:

Asnjë koment

Comments are closed.