Digjet një shtëpi në Prizren
Policia ka njoftuar për djegien e një shtëpie në Prizren, nuk raportohet për të lënduar.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30 në rrugën “Raguza” ,
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se shtëpisë së tij i është vënë zjarri. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, njoftoi policia.
Me vendim të prokurorit, rasti do të hetohet në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net/