27-07-2024

Digjet një shtëpi në Prizren

Policia ka njoftuar për djegien e një shtëpie në Prizren, nuk raportohet për të lënduar.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30 në rrugën “Raguza” ,

“Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se  shtëpisë së tij i është vënë zjarri. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, njoftoi policia.

Me vendim të prokurorit, rasti do të hetohet në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.