19-05-2024

Digjet një villë në Krushë të Madhe, dëmet kapin vlerën e rreth 5 mijë eurove

Një zjarr i madh ka përfshirë një villë në fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht, pa pasoja në njerëz, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se 64-vjeçari që ka denoncuar rastin në Polici, ka deklaruar se flakët kanë kapluar fillimisht një fushë të hapur e më pas edhe shtëpinë .

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente, me ç’rast ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin dhe e ka fikur atë në tërësi.

Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, pasi që ende nuk dihet shkaktari i zjarrit.

Sipas informacioneve të para, zjarri dyshohet të ketë shkaktuar dëme që kapin vlerën e rreth 5 mijë eurove.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Incident zjarri’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Asnjë koment

Comments are closed.