24-04-2024

Digjet vetura në autostradën “Ibrahim Rugova” afër Malishevës

Në rrethana ende të panjohura mëngjesin e sotëm është përfshirë nga zjarri një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Malishevës.

Qytetarët kanë intervenuar në shuarjen e zjarrit derisa në vendngjarje akoma nuk kanë arritur ekipet e Zjarrfikësve.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar./IO/

 

Asnjë koment

Comments are closed.