Dikujt i humbin 50 euro në autobus, Trafiku Urban e fton personin të lajmërohet
Një personi i kanë humbur 50 euro në një nga autobusët e Linjës 1 të trafikut urban. Ai që do të paraqitet për t’i marrë do të identifikohet nga video incizimet e kamerave të autobusit.
Përmes një postimi në Facebook, Trafiku Urban e ka ftuar personin që të lajmërohet në zyret e administratës për t’i marrë paratë, derisa ka njoftuar se personi që do të paraqitet do të identifikohet nga video incizimet e kamerave të autobusit.
“Në njërin nga autobusët tanë të Linjës 1 është gjetur një kartëmonedhe me vlerë 50 euro. Personit të cilit i kanë humbur këto mjete, të lajmërohet në zyret e administratës, i cili pastaj do të identifikohet nga video incizimet e kamerave të autobusit”, thuhet në njoftim. /Express