09-12-2024

Haradinaj udhëton nesër për në Hagë, të mërkurën intervistohet!

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pritet që gjatë ditës së nesërme të udhëtojë për në Hagë, ku e presin për intervistim prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Lajmin e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” burime të afërta më shefin e dorëhequr të Qeverisë. Sipas të njëjtave burime, intervistimi i Haradinajt pritet të ndodh një ditë më vonë, saktësisht me datën 24 korrik.

“Haradinaj do të udhëtojë nesër për në Hagë, për t’u intervisutar pastaj ditën e mërkurë”, pohojnë burimet e “Gazeta Blic”.

Asnjë koment

Comments are closed.