25-04-2024

Dikur e shëndoshë dhe brune! Ndryshimi total i Fifi-t! (Foto)

E njohur me emrin artistik Fifi, këngëtarja Filloreta Raçi është komentuar shumë pas rënies drastike në peshë.

Ajo i befasoi të gjithë për ndryshimin që vendosi të bëjë pak kohë më parë, shkruan noa.al. Së fundmi, këngëtarja ka tërhequr vëmendjen me disa foto që ka publikuar në rrjete sociale.

E dobësuar dhe tani me flokët bjonde, Fifi duket sërish krejt ndryshe.

“Shumë bukur por ti ishe e veçantë, e bukur…ashtu siç ishe. Të donim shumë, ishe e vetmja këngëtare me atë paraqitje që kishe, na mbushje syrin dhe zemrën”, – ka qenë komenti i njërit prej ndjekësve.

Megjithëse kur ka sqaruar arsyet që çuan në humbjen në peshë, Fifi është përballur edhe me kritika, ashtu sikurse ka pasur sërish nga ata që nuk i kanë pëlqyer “look” – u i saj fundit.

Asnjë koment

Comments are closed.