25-11-2024

Disa propozime se për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës (Video)

Njohësit e arsimit propozojnë se duhet të rishiten alternativa tjera për mënyrën e kompensimit të orëve të humbura gjatë grevës.

Sipas, ish drejtuesit të dikasterit të arsimit në kryeqytet, Jonuz Salihu, një formë do të ishte që secila shkollë të zgjidhte mënyrën që i përshtatet më tepër, meqë të gjitha kanë specifika të ndryshme, duke përmendur faktin se shkollat në periferi që punojnë në një ndërrim, e kanë lehtësisht të tejkalueshme problemin e zëvendësimit të orëve.

Sipas Salihut, zëvendësimi duhet të bëhet për të ju shmangur shkeljeve. Ndërkaq, në secilin variant, duhet të ketë  marrëveshje në mes të palëve të përfshira, meqë raportet janë të acaruara.

Se duhet të ketë konsensus, e thotë edhe ish-zv/ministri i arsimit, Xhavit Rexhaj, i cili konsideron se Kosova, duhet të bëjë një planprogram për ti kompensuar humbjet jo vetëm të grevës, por edhe ato të pandemisë.

Sipas tij, ky proces nuk është i vështirë, meqë për zbatimin  e tyre ka plane ndërkombëtare, të cilat mjafton të përshtaten me mënyrën e punës në vend.

Asnjë koment

Comments are closed.