09-09-2026

Disa vetura përfshihen nga zjarri në një punishte në Prizren

Disa vetura janë përfshirë nga zjarri në një punishte në Prizren.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë intervenuar dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin.

 

Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigjeje për të mësuar më shumë detaje rreth incidentit. /Telegrafi/

Asnjë koment

Comments are closed.