18-05-2024

Dita e ndeshjes: Ballkani sot luan ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve

Ballkani luan sot (e mërkurë) në udhëtim te Ludogoretsi ndeshjen kthyese në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës ka fituar me rezultat 2-0 në “Fadil Vokrrit” ndaj Ludogoretsit takimin e parë ndaj Ludogoretsit, të zhvilluar javën e kaluar.

Megjithatë, sot zhvillohet akti i dytë i raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, me Ballkanin që synon lavdinë duke kaluar këtë raund.

Ndeshja e sotme është paraparë të zhvillohet në stadiumin “Huvepharma Arena” të Razgradit, me fillim nga ora 20:00.

Ekipi i Ilir Dajës ka kryer të gjitha përgatitjet dhe është i kompletuar për këtë ndeshje. 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.