Dita katërt e Malishevës pa të infektuar nga koronavirusi
Komuna e Malishevës, e cila më herët ishte vatër e shpërthimit të koronavirusit në Kosovë, sot për të katërtën ditë me radhë nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me COVID-19.
Pavarësisht kësaj, autoritetet komunale apelojnë qytetarët për kujdes të vazhdueshëm, si forma e vetme e luftimit të këtij virusi të rrezikshëm që ka prekur tashmë pothuajse të gjithë botën.
“Mos dilni pa nevojë edhe kur e keni të drejtën e lëvizjes, por edhe nëse duhet që patjetër të dilni, atëherë dilni nga një person. Mbani distancën e këshilluar fizike, prej 2 metrave. Pastroni sa më shpesh duart, me sapun apo mjete tjera për dezinfektim. Mbani maska mbrojtëse dhe dorëza”, njofton Komuna e Malishevës.
Në Malishevë janë konfirmuar 70 raste me koronavirus, prej tyre 31 të shëruar dhe një ka humbur jetën.
Njoftimi i plotë i Komunës:
Komuna e Malishevës, sot shënoi edhe një ditë pa të prekur me COVID-19, përkatësisht sot e katër ditë, nuk është shënuar asnjë rast i infektuar. Pavarësisht kësaj gjendje, ne duhet ende të jemi të kujdesshëm, pasi kjo është forma e vetme e luftimit të këtij virusi.
Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, është: 70 të prekur, 31 të shëruar dhe një person ka vdekur.
Luten të gjithë qytetarët, që të vazhdojnë të respektojnë udhëzimet dhe këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Mos dilni pa nevojë edhe kur e keni të drejtën e lëvizjes, por edhe nëse duhet që patjetër të dilni, atëherë dilni nga një person. Mbani distancën e këshilluar fizike, prej 2 metrave. Pastroni sa më shpesh duart, me sapun apo mjete tjera për dezinfektim. Mbani maska mbrojtëse dhe dorëza.
Të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, që po i respektojnë rregullat dhe këshillat e IKSHP-së, i falënderojmë dhe i inkurajojmë që të vazhdojnë ta bëjnë këtë në mënyrë të përpiktë.
Rrini në shtëpi.
Së bashku mund t’ia dalim.
561 raste të infektimit janë konfirmuar në mbarë vendin, 102 janë shëruar derisa 12 kanë humbur jetën.