27-11-2024

‘Dita pa makina’, të premten në Prizren bllokohet pjesërisht rruga kryesore në qendër

Nesër me fillim nga ora 10:00, për dy orë, në dy rrugët kryesore të Prizrenit do të ndalohet qarkullimi i makinave.
Kjo për të shënuar “Ditën pa makina”, që organizohet me qëllim të shfrytëzimit sa më pak të makinave, dhe nxitjes të transportit urban dhe biçikletave.
Dy rrugët “Remzi Ademaj” dhe “Adem Jashari” do të jenë të bllokuara për automjete për dy orë, dhe në këto rrugë do të ketë aktivitet të ndryshme.
Komuna ka bërë thirrje për automjetet që ndërmjet orës 10:00 dhe 12:00, vozitësit e makinave duhet të shfrytëzojnë rrugët e tjera alternative.

Njoftimi i plotë :
Drejtoria e Shërbimeve Publike – Sektori i mjedisit dhe menaxhimit të mbeturinave si dhe sektori i komunikacionit më 15 shator 2023 do të organizojë aktivitete për Ditën e pastrimit të Botës si dhe Ditën pa makina

DITA E PASTRIMIT TË BOTËS: Duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 11:00; Lokacioni: Liqeni i Vërmicës, aktivitet për pastrimin e mbeturinave.
DITA PA MAKINA: Duke filluar nga ora 11:00 deri në ora 12:00; Lokacioni: Segmenti rrugor nga Komuna e Prizrenit (rr. Remzi Ademaj) në drejtim të rrugës Adem Jashari.
Bartësit e aktivitetit:
DREJTORIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE
-Sektori i mjedisit dhe Sektori i Menaxhimit të Mbeturinave.
-Sektori i komunikacionit.

Përmbajtja e aktivitetit:
DITA PA MAKINA – Aktiviteti do të fillojë me bllokimin e rrugës, si segment është përcaktuar segmenti rrugor që fillon nga Objekti i Komunës se Prizrenit rruga “Remzi Ademaj” nga udhëkryqi i rrugës deri te rruga “Adem Jashari” në Sheshin e Komandant Drinit, përkatësisht para Shtëpisë së Bardhë, prej gjithsej 2 orë duke filluar nga ora 10:00 – 12:00.
Në hapësirën e liruar në rrugë, do të krijohet hapësira e lirë e brezit rrugor, ku varësisht nga të interesuarit do të krijohen aktivitete të lira. Kompanitë shërbyese të kontraktuara do ta shtojnë aktivitetin në pastrimin e shtegut të Kalasë së Prizrenit dhe shtigjeve të tjera për mbledhjen e mbeturinave.

DITA E PASTRIMIT TË BOTËS – Aktiviteti do të zhvillohet në Liqenin e Vërmicës duke filluar nga ora 11:00 – 12:00, më 15 shtator 2023 (e premte), ku janë identifikuar disa deponi të mbeturinave. Nga kompania K.R.M “Eko Regjioni” do të bëhet pastrimi i lokacionit dhe këtij aktiviteti do t’i bashkëngjiten nxënësit nga Shkolla Fillore në Vërmicë, “Heronjtë e Lumës”,thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Mund të jetë një imazh i harta, rrugë dhe teksti

Asnjë koment

Comments are closed.