27-06-2022

Ditë e kobshme: Rrufeja mbyt një 34-vjeçar në Rahovec

Dy persona (shtetas turkë) raportohet të jenë goditur nga rrufeja nfë fshatin Zatriq të Rahovecit.

Njëri nga ta i moshës 34-vjeçe ka ndërruar jetë, ndërsa përsoni tjetër i goditur është dërguar në QKUK.

“Me datë 06.06.2022 në ora 15:55, përmes thirrjes emergjente 112, Stacioni Policor-Rahovec është  njoftuar se në fsh. Zatriq-Rahovec si pasojë e kushteve atmosferike dy përsona (shtetas turkë), derisa kishin qenë duke punuar, dyshohet të jenë goditur nga rrufeja”, ka thënë Elezaj për Indeksonline.

Më poshtë e gjeni përgjigjen e plotë të zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Me datë 06.06.2022 në ora 15:55, përmes thirrjes emergjente 112, Stacioni Policor-Rahovec është  njoftuar se në fsh. Zatriq-Rahovec si pasojë e kushteve atmosferike dy përsona (shtetas turkë), derisa kishin qenë duke punuar, dyshohet të jenë goditur nga rrufeja.

Patrullat policore së bashku me autoambulancë kanë dal në vendin e ngjarjes. Njëri nga viktimat (lindur në vitin 1988) është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren, atje mjeku kujdestar ka konstatuar vdekja e tij.

Ndërsa viktima tjetër (lindur në vitin 1994) fillimisht është dërguar në QKMF në Malishevë dhe pastaj në QKUK-Prishtine.

Sipas mjekut kujtestar në QKUK gjendja e viktimës në fjalë është jashtë rrezikut për jetë. Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet relevante të policisë si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, sipas të cilit është inicuar rast Hetim i Vdekjes./IO

Asnjë koment

Comments are closed.