Ditë sfiduese për skuadrat nga rajoni i Prizrenit në Superligë
Këtë fundjave zhvillohen ndeshjet e javës së 34-të në Superligë. Kjo do të sjellë disa sfida tejet interesante, ku mund të jetë përcaktuese për fatin e këtij kampionati, i cili tashmë ka hyrë në fazën më të ‘nxehtë’.
Sa i përket rajonit përreth Prizrenit, interesante dhe tejet e rëndësishme do të zhvillohet edhe në Suharekë, ku Ballkani që po e ndjek në hap Dritën i bën ‘konak’ Llapit.
Përballje e fortë parashikohet të luhet edhe në Malishevë, ku skuadra më të njëjtin emër sfidon Prishtinën.
Ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00.
/ Gazeta e Prizrenit