Ditë zie në Suharekë, sot pasdite varroset familja Sadikaj që vdiq në aksident
Sot në orën 16:00, në Sopijë të Suharekës bëhet varrimi i pesë anëtarëve të familjes Sadikaj, që humbën jetën në aksidentin e rëndë të trafikut, në Biraqë, të dielën në drekë, pasi automjeti me të cilin po voziteshin u ndesh me një autobus.
Në këtë fatkeqësi të rëndë humbën jetën vozitësi 31-vjeçar, bashkëshortja e tij bashkë me dy fëmijët, djalin 6 dhe vajzën 4-vjeçare, si dhe nëna e vozitësit, 56-vjeçare.
Për këtë, Suhareka sot ka Ditë zie, të cilën e ka shpallur kryetari i Komunës, Bali Muharremaj.
Me këtë rast Komuna do të ndërpresë të gjitha aktivitet kulturore dhe sportive të planifikuara për këtë ditë si dhe do të vendos flamujt në gjysmë shtizë në të gjitha institucionet.