27-04-2024

Prej nesër mot më stabil e me diell

Ditëve të para të javës në Kosovë ishte mot me shi, kurse nga e mërkura pritet mot stabil dhe kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit pasi kanë pësuar rënie nën vlera mesatare, nga mesi i javës sërish do të rriten rreth këtyre vlerave. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C, e ato maksimale nga 20C, do të rriten deri në 28C.

Sot, mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Kohë pas kohe priten reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima. Në mbrëmje priten kthjellime.

11.07-12.07 – Mot i ngrohtë, kryesisht me diell. Të mërkurën në mëngjes në lugina mundësi për mjegull.

13.07 – Mot kryesisht me diell. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga krahu veriore 1-5m/s. Shtypja atmosferike, do të luhatet rreth vlerave normale me tendencë në rritje./kn/

Asnjë koment

Comments are closed.