Djali i lindur pa këmbë realizon ëndrrën, luan futboll me Ronaldon
Ali Turganbekov është një 12-vjeçar nga Kazakistani, i cili ka lindur pa këmbë, por ka një jetë shumë aktive.
Ai nuk e përmbajti dot gëzimin kur pati mundësinë që të udhëtonte në Dubai e të luante me top me idhullin e tij, Kristiano Ronaldo.
Ylli i Juventusit i dha autografin mbi një top dhe bëri fotografi me djalin, në një takim që ishte organizuar nga Khabib Nirmagomedov. /Top Channel

