03-10-2024

Prizreni me rrethinë e nis 2020-tën pa ndonjë incident

Prizreni me rrethinë, duket se e ka nisur mbarë vitin 2020.

Për dallim nga qendra tjera të vendit, ditën e parë të këtij viti, ky rajon e ka filluar pas asnjë ngjarje apo incident me rëndësi për ta raportuar policia, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Në raportin e Policisë së Kosovës për 24-orët e kaluara, përkatësisht për 1 janar 2020, sa i përket rajonit të Prizrenit, rubrika ka qenë e zbrazët, ndërsa në të policia ka shënuar vetëm “Asgjë me rëndësi për raportuar”.

Pos komunës së Prizrenit, si pjesë e rajonit janë edhe komunat: Suharekë, Sharr (ish-Dragash) dhe Mamushë.

Përkundër, që në këtë raport përfshihen ngjarjet nga fillimi i 1 janarit, pra mesnata, kur është shënuar edhe ndërrimi i viteve dhe kur zakonisht hidhen fishekzjarre dhe mjete piroteknike, nuk është përmendur asgjë e rëndësishme.

Po ashtu nuk është raportuar as për ndonjë aksident trafiku.

Ndryshe, Prizreni që njihet ndër qendrat më të qeta të vendit, edhe më parë gjatë vitit të kaluar ka ndodhur, që ditën ta ketë kaluar pa asnjë incident.

Në përmbyllje të vitit që shkoi, ndërkaq, policia në Prizren ende nuk ka raportuar për shifrat e aktiviteteve dhe të veprave të kundërligjshëm, duke krahasuar ato me vitin 2018. /GazetaePrizrenit.net /

 

 

 

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.