17-05-2024

Djali rreh nënën, arrestohet në Suharekë

Një person është arrestuar në Suharekë, pasi që i njëjti e kishte kanosur nënën e tij.

Policia ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka kanosur nënën e tij viktimën femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruhet në raport të policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.