20-04-2024

Djaloshi tenton ta korruptojë me 30 euro policin në kufrin Shqipëri-Kosovë, s’kishte test anti-Covid

Sot me datë 09.12.2021, në ora 11:55, për ta kaluar kufirin nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, në hyrje ka ardhur automjeti Audi A4, ngjyrë e zezë, të cilin e drejtonte shtetasi i shqiptar me iniciale (A.B.) viti i lindjes 1996.

Pasi që shoferi i automjetit ka prezantuar dokumentat personale tek zyrtari policor kufitar, i njëjti në dokumentat e tij kishte vendosur edhe një shumë të parave prej tridhjetë (30)euro, dhe në pyetjen e zyrtarit policor se perse i ka vendosur këto para aty, personi është pergjigjur se nuk e ka bërë vaksinën dhe testin anti-covid të cilat kerkohen, prandaj me qellim për te kaluar kufirin i ka dhënë këto para.

Lidhur me këtë rast nga Policia menjëher është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti për “dhënie të ryshfetit, ndërsa personi i dyshuar të inervistohet dhe të dergohet në qendrën e ndalimit për procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve në mënyrë profesionale, luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe nuk do të toleroj shkeljen e ligjit dhe proceduarve të parapara, ku masa aktive po ndermerren dhe do të ndermeren edhe në funksion të parandalimit të pandemisë dhe ruajtjes së shendetit publik në përgjithësi.

Asnjë koment

Comments are closed.