24-11-2024

Dodë Gjergji uron besimtarët myslimanë: Bajram e Pashkë i festojmë bashkë

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, të hënën, ka organizuar pritje me rastin e Fitër Bajramit.

I pari që e vizitoi BIK-un në emër të Kishës Katolike, ishte ipeshkvi Dodë Gjergji, i cili uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Gjergji u ka uruar begati, paqe, rehati, mirëkuptim njerëzve që festojnë të hënën.

“Është ditë feste ku Bajram e Pashkë i festojmë bashkë sepse jemi të gjithë vëllezër dhe vazhdojmë të lutemi për njëri-tjetrin, duke iu uruar gjithë popullit tonë, njerëzve që festojnë begati, paqe, rehati, mirëkuptim, pajtim, falje dhe gëzim për secilin”, ka thënë Gjergji. /KSP

Asnjë koment

Comments are closed.