26-11-2024

Dogana e Kosovës kap një sasi droge në dërgesë postare

Njësitet e Doganës së Kosovës kanë arritur që të zbulojnë substanca narkotike në një dërgese postare qe vinte nga shtetet e huaja. Gjate kontrolleve në Zyrën për Zhdoganimit Postar (Postën Doganore) zyrtarët doganor kane dyshuar ne përmbajtjen e dërgesës duke aluduar në peshën e pakos, përshkrimi se çfarë kishte në pako, e që përbënin indikatorë të mjaftueshëm që kjo pako të ekzaminohej në detaje.

Pas hapjes së pakos janë gjetur qese të vogla me përshkrime tjera por brenda gjendej substanca e dyshuar per marihuanë. Konform procedurave për mallra te ndaluara, është njoftuar Policia e Kosovës — Njësiti Anti Drogë, që kanë konstatuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike e llojit marihuanë. Rasti është dorëzuar tek Policia e Kosovës.

Sasia e substancës narkotike ishte 115 gramë.

Asnjë koment

Comments are closed.