17-05-2024

Voziti 204 km/h në autostradë, gjobitet shoferi dhe i merret patentë shoferi

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia për Kontroll të Autostradave ka gjobitur një person në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h.

Në këtë zonë, shoferi i një veture ka drejtuar mjetin me shpejtësi 204 km/h.

I njëjti është gjobitur me 300 euro gjobë, 3 pikë negative dhe për 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Asnjë koment

Comments are closed.