25-04-2024

Dogana e Kosovës: Kapet mbi 1 ton nargjile e kontrabanduar në Malishevë

Gjatë ditës së sotme njësit e Doganës kanë kontrolluar dhe gjetur sasi  të konsiderueshme të nargjilesë në një lokacion në Malishevë.

Pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative njësitet e Doganës kanë kryer një kontrolle të befasishëm në një lokacion të dyshimtë në Malishevë. Me ketë rast është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave të kontrabanduara, respektivisht Nargjile në sasi prej 1190 Kilogramëve.

Sipas vlerësimeve fillestare taksat e humbura me ketë rast do ishin në vlerë mbi  50.000 Euro. Njësitet e Doganës nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke e trajtuar këtë rast. Të gjitha mallrat janë konfiskuar.

Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes telefonatave pa pagesë në 0800 50095 sepse vetëm së bashku mund të luftojmë dukurit negative.

Asnjë koment

Comments are closed.