21-11-2024

Dogana parandalon kontrabandimin e medikamenteve, në Han të Elezit

Dogana e Kosovës ka parandaluar një përpjekje për kontrabandë medikamentesh, gjatë një kontrolli të kryer në kabinën e një maune, duke zbuluar mallra të padeklaruara dhe të fshehura.

1.000 copë injeksione CLEXANE 4.000 IU (40 mg/0.4 ml), me një vlerë prej rreth 15,000 €.

Mallrat janë sekuestruar, derisa Dogana e Kosovës ka ngritur kundërvajtje doganore në përputhje me Kodin Doganor dhe legjislacionin në fuqi.

Mauna është devijuar për të vazhduar kontrollin dhe procedurat doganore në Terminalin e Hani i Elezit
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të luftuar kontrabandën dhe për të mbrojtur ekonominë e vendit.

Asnjë koment

Comments are closed.