Dogana parandalon një tentim kontrabande
Njësitë e doganës, duke u bazuar në profilin e analizës së riskut, kanë selektuar për kontroll detal një dërgese e cila ka rezultuar me gjetjen e mallrave te padeklaruara.
Me ketë rast është shkaktuar kundërvajtje doganore në bazë të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK), si dhe është ngritur kundërvajtje doganore për mosdeklarim të saktë të mallrave.
Rasti gjithashtu është proceduar tutje për shkelje të Ligjit për masat doganore për mbrojtën e të drejtës për pronësi intelektuale.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprimtarive të paligjshme dhe kontrabandës, duke siguruar integritetin dhe sigurinë e tregut tonë.