02-12-2024

Dogana sekuestron cigare në vlerë 3 mijë euro

Dogana e Kosovës e ka parandaluar një rast të kontrabandës të cigareve në Han të Elezit.

Vlera e sasisë së kontrabandës ishte 3 mijë euro.

“Rreth orës 09:00, në Hani i Elezit, një kamion me targa kosovare është ndaluar për kontroll, gjatë kontrollit fillestar të kabinës së shoferit, zyrtari doganor ka zbuluar 30 boksa cigare derisa më pastaj janë kryer kontrolle të mëtejshme në terminalin doganor, ku janë gjetur edhe 70 boksa cigare të fshehura në kabinën e kamionit, vlera e kësaj sasi është rreth 3000 mijë euro. Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.