22-11-2024

“Dokufest”, 200 të ftuar nga 70 shtete të ndryshme në Prizren

Në fillim të gushtit, nis edhe edicioni i sivjetmë i festivalit të filmit ndërkombëtar në  Prizren, “Dokufest”. Me qëllim të një organizimi sa më të mirë, sidomos në fushën e sigurisë, ka pasur një takim shumëpalësh në mes organizatorëve të “DokuFestit”, përfaqësueseve të Policisë si dhe Drejtorisë së Inspektorateve,  në mënyrë që të koordinohen aktivitetet për mbarëvajtjen e organizimit, shkruan ‘GazetaePrizrenit.net’.

 

Pas takimit, kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, ka bër një postim në facebook, ku ndër të tjera ka shkruar:

 

“Me tre gusht fillon DokuFest-i, festivali më i madh i filmit dokumentar në rajon, i cili pritet të tejkalojë mbi 40.000 vizitorë vendorë e ndërkombëtarë në të gjitha programet e tij.

 

Pos 200 të ftuarve nga 70 shtete të ndryshme, që përbëjnë juritë, programet dhe panelet e ndryshme të festivalit në Prizren çdo ditë do të organizohen pritje të ndryshme nga shumë organizata e ambasada të akredituara në Kosovë.

Me fjalë të tjera këtyre ditëve tërë bota do të jetë në Prizren ndërsa për Komunën tonë është posaçërisht me rëndësi aspekti i sigurisë gjatë festivalit.

 

Gjithashtu në dispozicion do të jenë edhe Drejtoria e Shërbimeve Publike, Drejtoria e Emergjencave dhe QKMF-ja. Në këto takime jemi dakorduar për shtimin e masave të sigurisë në aspekte të ndryshme, pastërtisë, shërbimeve tjera komunale dhe kontrollit të zhurmës në Qendrën Historike të qytetit.

 

Organizatorët e festivalit janë duke sjellur edicionin më të mirë të DokuFest#17 të cilën Komuna do të plotësojë me shërbime në kapacitet të plotë, në dobi të qytetarëve të saj. Ky është rast që të tregojmë mikpritjen dhe kulturën tonë në përgjithësi.

 

Mbarëvajtja e festivalit është qëllimi ynë i përbashkët”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.