DokuFest dhe Sida vazhdojnë partneritetin për avancimin e kreativitetit dhe shkëmbimit kulturor
DokuFest dhe Agjencia suedeze për zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtar (SIDA) të mërkurën kanë njoftuar se partneritetin e nisur vite më parë do ta vazhdojnë edhe në pesë vitet e ardhshme përmes programit ‘Creative Force’ (‘Forca Krijuese’).
Në njoftimin e tyre thuhet se ky bashkëpunim do të ofrojë mbështetje të konsiderueshme për nismat kreative dhe kulturore në Kosovë dhe do të synojë ngritjen e peizazhit kulturor dhe arsimor në Kosovë përmes kinemasë dhe arteve krijuese.
1) Ngritja e përvojës së Festivalit: Duke e shndërruar Prizrenin në një qendër kinematografike globale, DokuFest do të përforcojë programin e tij të festivalit për të nxitur bashkëpunime ndërkombëtare, shkëmbime kulturore dhe të avokojë për qëndrueshmëri dhe diversitet.
3) Promovimi i Barazisë Gjinore: DokuFest mbetet i përkushtuar në promovimin e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore në kinema. Duke përforcuar zërat e grave dhe duke i dhënë përparësi filmave të fokusuar në historitë e grave, festivali sfidon normat shoqërore dhe nxit përfshirjen”, thuhet në njoftim.
Aty gjithashtu theksohet se “duke përdorur platformën e festivalit për t’u angazhuar me çështje kritike shoqërore si demokracia, të drejtat e njeriut dhe ndryshimet klimatike, DokuFest nxit një kulturë të përfshirjes dhe dialogut brenda komunitetit, duke përfshirë iniciativa si Kinema Sociale për të angazhuar qytetarët e moshuar. Përveç kësaj, festivali do të forcojë partneritetet e tij strategjike ndërkombëtare me organizmat dhe festivalet e filmit për të mbështetur talentet lokale për të lehtësuar shkëmbimin kulturor dhe për të promovuar industrinë e filmit të Kosovës në një skenë globale”.
Granti i iniciativës ‘Creative Force’ sipas komunikatës do ta mbështesë DokuFest-in edhe në marrjen e çdo burimi shtesë të nevojshëm për zbatimin e Planit Strategjik 2024 – 2028 gjatë periudhës së aktivitetit.