Doli nga shtypi libri “Rogova, fshati im” i veprimtarit shumëvjeçar, Islam Gashi
Këto ditë doli nga shtypi libri “Rogova, fshati im” i aktivistit e veprimtarit shumëvjeçar, Islam Gashit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Libri i autorit, ish-drejtorit të shkollës fillore në Rogovë të Hasit, me emrin e të cilit ndërlidhet realizimi i shumë projekteve jo vetëm në këtë fshat, por edhe ato që kanë rëndësi për këtë rajon, përbën një monografi të rëndësishme.
Aty paraqitet një historik i Rogovës, njërit prej fshatrave më të mëdha jo vetëm të kësaj ane, por edhe në Kosovë, pastaj kontributi i vazhdueshëm i fshatit për të mirën e përgjithshme, Dëshmorët e UÇK-së e martirët, projektet e realizuara në këtë anë, përfshirë edhe aktivitetet sportive, infrastrukturën e deri te ritet dhe traditat familjare.
Libri ka 166 faqe dhe është i ilustruar edhe me fotografi të vjetra e dokumente të kohës. /Gazeta e Prizrenit