Doli të shëtisë me motorin katër-rrotësh, ky është 47 vjeçari që humbi jetën në Novosellë të Prizrenit
Një person ka humbur jetën pas një aksidenti që ka pasur me motorin e tij katër-rrotësh, raporton Gazeta Sinjali.

Në momentin tragjik, ai së bashku me disa persona të tjerë ishin duke u shëtitur me motorët e tyre, derisa viktima e ka humbur kontrollin mbi mjetin e tij, dhe dyshohet se është rrokullisur rreth 10 metra nga rruga kryesore në hapësirën malore.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.