24-11-2024

Dorëhiqet trajneri i Lirisë së Prizrenit

Duket e pabesueshme, por Samuel Nikaj nuk është më trajner i Lirisë së Prizrenit.

Ai ka dhënë dorëheqje sot, të cilën e ka bërë publike në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Arsyet e dorëhqejes janë rezultatet e fundit të Lirisë në Ligën e Parë. Prizrenasit u mposhtën dje nga Malisheva 1:0.

“Pas përfundimit të xhirove të para, me 7 fitore 4 barazime dhe 4 humbje duke mbledhur 25 pikë ,që për pritshmëritë e mija janë shumë pak marr krejt përgjegjësitë dhe dorëhiqem, duke e lënë klubin ende në luftë për vendin e parë, pasi që janë vetëm 1 pikë larg”, ka shkruar Nikaj në Facebook, raporton Gazeta Olle.

“.I falënderoj pa përjashtim për keto 6 muaj te kaluar tek Liria (një klub i madh) të gjithë bashkëpuntorët, që nga kryetari, drejtori, stafi i jem i ngushtë dhe ekonamët dhe ju uroj suksese ne vazhdim”, shkroi Nikaj.

Liria ndodhet e treta me 25 pikë në Ligën e Parë.

Ai më parë ka drejtuar Flamurtarin dhe Vushtrrinë, të cilat i kishte inkuadruar në Superligë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.