21-12-2024

Dorëzohen në Polici vëllezërit nga Prizreni të dyshuar për rrahjen e një të riu

Pas gati 2 javësh në arrati, sot janë dorëzuar në Polici dy vëllezërit që dyshohen për sulmin dhe kanosjen nga një 23-vjeçari, më 19 korrik, në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren.

Kështu kanë bërë të ditur burimet brenda Prokurorisë dhe kanë njoftuar se të dyshuarit kanë dorëzuar po ashtu një armë, të cilën e kishin përdorur gjatë përleshjes. Ata po dyshohen se pas një mosmarrëveshje, e kanë kanosur me armë viktimën dhe më pas e kanë goditur, duke i shkaktuar lëndime.

I riu që u sulmua ishte dërguar në Spitalin rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor, por të dyshuarit nuk ishin gjetur nga Policia, përkundër kërkimeve.

Sot pasi janë paraqitur në Polici, janë intervistuar nga hetuesit dhe me urdhër të Prokurorit të Shteti ndaj tyre janë iniciuar rastet për “kanosje me armë, lëndim i lehtë trupor dhe mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”. / Gazeta Sinjali /

Asnjë koment

Comments are closed.