05-05-2024

Dorëzoi dokument të falsifikuar për vulë apostile, zyrtarja e MPJD-së e denoncon në Polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës e ka denoncuar një rast të falsifikimit të dokumentit.

E njëjta ka deklaruar se një i dyshuar kishte dorëzuar dokument në MPJD, por që dyshohet të jetë i falsifikuar, për të vulosur me vulë apostile, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Raporti i Policisë së Kosovës:

“Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 02.04.2021 – 11:40. Ankuesja femër kosovare zyrtar në Ministrinë e Punëve të Jashtme ka informuar se i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka sjell një dokument dyshohet të jetë i falsifikuar, për të vulosur me vulë apostile. Dokumenti është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është.

Asnjë koment

Comments are closed.