02-12-2024

Dosja “Abi Çarshia” dorëzohet në Prokurorinë e Prizrenit

Drejtori i Drejtorisë së Inspektorateve në Prizren, Islam Thaçi sot ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prizren, dosjen e rastit “Abi Çarshia”.

Rrënimi i një pjese të ndërtesës në kompleksin “Abi Çarshia” ka sjellë përplasje të vazhdueshme mes inspektorëve dhe pronarëve të këtij kompleksi.

Thaqi ka thënë se dosja është e kompletuar me të gjitha dokumentet që i plotëson Drejtoria e Inspektorateve, dhe kërkohet që hetimet të zgjerohen, duke përfshirë edhe disa akterë.

“Ka parregullsi të shumta, ndërsa forma se si është trajtuar lënda, le të kuptohet se ky veprim ka qenë i paramenduar”, ka thënë ai para ndërtesës së Prokurorisë, teksa po dorëzonte dosjen.

Avokati i Thaqit, ndërkaq ka shprehur besim se pas analizimit të provave, Prokuroria do të pushojë hetimet për shkeljet, në rastin “Abi Çarshia”,  ndaj drejtorit Thaqi./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.