24-04-2024

Dragash: Grabitet një pompë e derivateve

Një i dyshuari i maskuar ka kryer një grabitje të parave të gatshme në vlerë prej 150 eurove në një pompë të derivateve.

Sipas policisë viktima punëtor i një pompe të derivateve, mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se është sulmuar nga i dyshuar i pa njohur dhe i maskuar ku nën kërcënimin e thikës i ka grabitur dhe është larguar në këmbë në drejtim të pa njohur”.

“Si pasojë e lëndimeve viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, gjendja e tije shëndetësore sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në raportin e Policisë.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore, ndërsa me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.

Asnjë koment

Comments are closed.